Telegrafi

Mbappe ka vendosur një rekord të zi pas tri ndeshjeve të para në ligë me Real Madridin

Fillimi i aventurës së Kylian Mbappe me fanellën e Real Madridit nuk po shkon ashtu siç ai dhe tifozët e kanë pritur.

Reprezentuesi francez u transferua në Madrid më herët gjatë kësaj vere duke kompletuar transferimin e shumëpritur nga Paris Saint-Germaini.

Pas një pushimi të zgjatur pas Euro 2024, ai shkëlqeu në debutim, duke shënuar në fitoren e Real Madridit me rezultat 2-0 ndaj Atalantës në Superkupën e Evropës.

Sidoqoftë, fillimi i tij në La Liga ka qenë mjaft i dobët, pasi ai ka dështuar që të shënojë në tri ndeshjet e para në elitën e futbollit spanjoll.

Carlo Ancelotti megjithatë, po vazhdon që të ketë besim të plotë tek Mbappe përkundër faktit që ai nuk e ka gjetur rrjetën në asnjërën prej takimeve ndaj Mallorcas, Real Valladolidit dhe Las Palmas.

Statistika e tij pa shënuar në tri ndeshje të ligës ka bërë që Mbappe të vendos një rekord të padëshiruar i cili daton që nga koha e tij në Francë tek PSG-ja dhe Monaco.

Hera e fundit kur ai shkoi në tri ndeshje pa shënuar gol erdhi në janar të vitit të kaluar tek PSG-ja, para se të shpërthente me gjashtë gola në katër ndeshjet vijuese.

Tifozët e Real Madridit do të shpresojnë se një formë e njëjtë do të shfaqet dhe Mbappe do të fillojë shkëlqimin pas përfundimit të pauzës me kombëtare./Telegrafi/