Kylian Mbappe e ka informuar trajnerin e Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino se ai nuk e ka në plan të rinovojë marrëveshjen e tij aktuale që skadon verën e ardhshme.
Pas kthimit të sulmuesit francez nga pushimet, ai iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore para takimit me trajnerin argjentinas, ku ai e bëri të ditur se mendimi i tij për të ardhmen nuk ka ndryshuar.
Mbappe, megjithatë, e bëri të qartë se nuk do ta detyrojë klubin ta largojë, por nuk ka plane për të qëndruar përtej verës së vitit 2022.
Pochettino është i njohur për mbajtjen e marrëdhënieve të shkëlqyera me të gjithë lojtarët e tij, siç u pa veçanërisht në Tottenham, me Dele Alli, Christian Eriksen dhe Harry Kane.
Në anën tjetër Real Madridi është ende duke pritur për momentin ideal për të filluar negociatat me lojtarin, ashtu si bënë me David Alaban.
Florentino Perez mban një marrëdhënie të fortë me Nasser Al-Khelaifi dhe nuk dëshiron të prishë ato lidhje.
Presidenti i Real Madrid e di që situata aktualisht është në favor të tij, dhe do të zgjedhë kohën e duhur për të bërë lëvizjen e tij për yllin francez. /Telegrafi/