Kylian Mbappe mund të ketë shënuar golin më të mirë që do të shihni gjatë gjithë ndeshjeve para-sezonale gjatë fitores të Paris Saint-Germain ndaj Urawa Reds.
Paris Saint-Germain ka fituar ndeshjen miqësore ndaj japonezëve të Urawa Reds me rezultat bindës 3-0.
Golat për parisienët u shënuan nga Pablo Sarabia (16’), Kylian Mbappe (35’) dhe Arnaud Kalimuendo (76’).
Megjithatë, goli i dytë i shënuar nga ylli francez, Mbappe, ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen dhe ka bërë mediat të shkruajnë për të.
Mbappe gotta chill, he is so clutch in from tight angles, what a goal. pic.twitter.com/GNsEnnYRLT
— Galu 🇦🇷 (@PSGalu) July 23, 2022
Mbappe dyfishoi epërsinë e PSG-së me një gol të mrekullueshëm pranë shtyllës që e la portierin Shusaku Nishikawa të rrënjosur në vend.
Megjithatë, përveç golit nga një kënd thuajse i vdekur, edhe aksioni ishte i bukur, ku Mbappe bashkëpunoi me Juan Bernat. /Telegrafi/
Mbappe cool https://t.co/40594u7bNj
— 🔗 (@Gideoomatic) July 23, 2022