Kylian Mbappe e ka shkruar emrin në një tjetër libër të historisë së Ligue 1.
Anësori i Paris Saint-Germainit e ka shënuar golin më të shpejtë në histori të kampionatit francez.
23-vjeçarit i kanë mjaftuar vetëm rreth tetë sekonda në ndeshjen kundër Lille që ta zhbllokonte rezultatin.
Porsa nisi takimi, në pasimin e tretë, topi arriti te Lionel Messi, i cili e vërejti francezin që shkonte drejt portës.
Mbappe e pranoi topin dhe e kishte të qartë se portieri ka dalë përpara dhe e paraboloi. /Telegrafi/
https://twitter.com/MessiMX30iiii/status/1561424734646042625
FIVE SECOND GOAL FROM MBAPPE LMAOOOO https://t.co/qWBX7byONA
— Galu 🇦🇷 (@PSGalu) August 21, 2022