Telegrafi

Mbappe ‘godet’ me deklaratë Carlos Solerin: Ai nuk është Neymar, por PSG bëri gjithçka që mundi ndaj Juves

Fitorja 2-1 e Paris Saint-Germain ndaj Juventusit në Torino u la në hije nga fitorja e Benficas, pasi skuadra portugeze doli si lider i grupit.

Mbappe hapi ndeshjen për PSG -në, por ishte kritik ndaj shokut të skuadrës Carlos Soler, i cili e nisi lojën nga minuta e parë.

Francezi ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen dhe ka lënë një koment që mesfushorit spanjoll me siguri nuk do t’i pëlqejë.

“Carlos nuk ishte mësuar të luante. Ai është një lojtar i ndryshëm nga Neymar. Ne bëmë atë që mundëm, arritëm të bënim gjëra të mira dhe të dilnim me fitore”, ka thënë Mbappe.

Neymar nuk ishte në gjendje të startonte për shkak të kartonëve, kështu që Carlos Soler e zëvendësoi atë.

Spanjolli luajti si mesfushor sulmues, ndërsa Mbappe dhe Lionel Messi ishin në sulm.

Braziliani ka qenë një nga lojtarët më të mirë të PSG -së këtë sezon.

Edhe pse PSG ishte në dijeni të situatës së Benficas, ata nuk e dinin se si po shkonte ndeshja kundër Maccabi Haifa. /Telegrafi/