Site icon Telegrafi

Mbappe flet për largimin e mundshëm nga PSG-ja, tregon datën e saktë kur do të zgjidhet e ardhmja e tij

Më herët ishte raportuar në media se Kylian Mbappe i ka bërë me dije PSG-së se do të largohet në fund të sezonit dhe ylli francez do t’i bashkohet Real Madridit në verë. Thashethemet që kanë qarkulluar lidhur me këtë lajm pothuajse kanë konfirmuar se marrëveshja është e kryer dhe se Mbappe tashmë mund të konsiderohet lojtar i Real Madridit.

Teksa ende nuk kemi ndonjë njoftim zyrtar nga PSG-ja dhe Real Madridi, Mbappe ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes miqësore mes Francës dhe Gjermanisë.

Mbappe e kishte pritur që do të pyetet për të ardhmen e tij tek PSG-ja dhe transferimin e tij të mundshëm tek Real Madridi, dhe tani ai ka folur në atë se si mund të duket e ardhmja e tij.

“Unë ende nuk kam njoftuar diçka sa i përket të ardhmes sime pasi nuk kam asgjë për të njoftuar. Unë gjithmonë kam thënë se kur kam diçka për të thënë, do ta bëjë. Unë mendoj se e ardhmja ime do të zgjidhet para Euros”, ka thënë Mbappe.

Një nga gjërat që Mbappe dëshiron të bëjë këtë verë është të luajë në Lojërat Olimpike me Francën.

Lexo po ashtu Presidenti i Francës, Emmanuel Macron mund të ndërhyjë sërish në të ardhmen e Mbappes

Real Madridi raportohet se nuk dëshiron që t’i lejojë lojtarët e tyre të luajnë në Lojërat Olimpike për të shmangur lëndimet para sezonit të ardhshëm.

Mbappe ka dhënë një paralajmërim që mund ta bëjë Real Madridin të lumtur kur u pyet nëse dëshiron të luajë në Lojërat Olimpike.

“Nëse luajë në Lojërat Olimpike, atëherë do të ishte një ëndërr, por nëse nuk jam i lejuar ta bëjë këtë, atëherë do të bëjë ashtu si më thonë. Vendimi i takon një personi, dhe ata nuk më kanë thënë po ose jo ende”, është shprehur francezi./Telegrafi/

Exit mobile version