Telegrafi

Mbappe me fjalë të mëdha për PSG-në

Getty Images

Ylli i Monacos, Kylian Mbappe, ka folur për Paris Saint Germainin dhe ka pranuar se janë klub atraktiv.

Francezi ka thënë se imazhi i tyre është dëmtar pak pas humbjes në Ligën e Kampionëve, por ata kanë lojtarë të mëdhenj dhe do ta rikthejnë.

“PSG janë një nga klubet më të mëdha në Evropë. Janë të gjashtin në botë. Janë klub atraktiv? Sigurisht”.

“Imazhi i tyre u dëmtua pak pas humbjes së Barcelonës, por lojtarët vazhdojnë të jenë të njëjtë, ata janë ende këtu”.

“Ata janë lojtarë të mëdhenj dhe janë pikë kthyese për projektet e tyre. Të shohim se çfarë do të bëjnë, ne do të qëndrojmë në gatishmëri”, ka thënë Mbappe për Telefoot. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=6gq41tFIEuQ