Telegrafi

Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Madridin

Kylian Mbappe mori një goditje gjatë seancës stërvitore të Paris Saint-Germain të hënën dhe mbetet në dyshim për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid të mërkurën.

23-vjeçari u dallua në ndeshjen e parë mes dy skuadrave dhe shënoi një gol që doli të jetë i fitores për PS -së që mori një fitore 1-0 në “Parc des Princes”.

Sipas Le Parisien, Mbappe do t’i nënshtrohet më shumë skanimeve në 48 orët e ardhshme për të përcaktuar shkallën e dëmtimit përpara ndeshjes vendimtare në “Santiago Bernabeu”, por PSG ka përjashtuar një frakturë të mundshme.

Duke marrë parasysh rëndësinë e ndeshjes në kryeqytetin spanjoll, Mbappe pritej të luajë kundër Real Madridit, por PSG është i shqetësuar pasi mungesa e tij e mundshme mund të jetë një goditje madhe për skuadrën franceze.

Real Madrid bëri një ofertë për të blerë shërbimet e Mbappe verën e kaluar, por PSG nuk ishte e gatshme ta lironte sulmuesin edhe pse kontrata i skadon më 30 qershor. /Telegrafi/