Site icon Telegrafi

Mbappe e pranon se ka biseduar me Wengerin për një kalim te Arsenali

BR

Kylian Mbappe ka thënë se kalimi te Arsenali ishte një “opsion real”, por Paris Saint-Germaini ishte gjithmonë prioritet.

Francezi ishte takuar edhe me trajnerin e Topçinjve, por ai në fund nuk ishte bindur nga Arsene Wenger.

“Po, e kam takuar Wengerin, i cili është një trajner i madh. Ai ka reputacion të madh këtu në Francë, është shumë i respektuar dhe i njohur për zhvillimin e lojtarëve të rinj”.

“Ishte një opsion real për mua. Por, natyrisht, Paris Saint-Germain ishte prioriteti im”.

“Kemi peshuar avantazhet dhe disavantazhet e klubeve, por familja më tha se duhet të ishte vendimi im dhe ai që duhet të merrja”.

“Duhet të ishte vendim afatgjatë, kështu që vendosa të vij këtu dhe të rritëm”, ka thënë Mbappe. /Telegrafi/

Exit mobile version