Telegrafi

Mbappe e goditi me top në fytyrë një vajzë para ndeshjes – ai e nxori nga tribunat për ta dërguar te mjeku, pas ndeshjes i bëri një dhuratë

Paris Saint-Germain fitoi kampionatin francez me barazimin 1-1 ndaj Strasburgut në raundin e parafundit të Ligue 1.

Golin e vetëm për parisienët e shënoi Lionel Messi i ndihmuar nga Kylian Mbappe, ndërsa ky i fundit u gjend në një situatë interesante para dhe pas ndeshjes.

Domethënë, gjatë ngrohjes para ndeshjes, Mbappe ka goditur aksidentalisht një vajzë në tribunë me top në fytyrë.

Lexo po ashtu Si mund të luajë Real Madridi në vitin 2024 pas transferimit të Kylian Mbappes, kush do të ishte në 11-shen startuese

Asaj i rridhte gjak nga hunda dhe francezi vrapoi menjëherë për të parë nëse gjithçka ishte në rregull.

Më pas ai e mori nga aty dhe e dërgoi te mjeku, gjë që e ndihmoi të ndalonte gjakderdhjen.

Mbappe nuk e harroi vajzë as pas ndeshjes. Teksa bashkëlojtarët po festonin titullin, ai iu afrua, e përqafoi, bisedoi shkurt dhe i dhuroi fanellën. /Telegrafi/