Site icon Telegrafi

Mbappe e cilësoi idhull, Zidane përgjigjet

Zinedine Zidane i është përgjigjur deklaratave të Kylian Mbappe, i cili e cilësoi trajnerin francez një idhull të tij.

Ylli i Paris Saint-Germain pohoi se kreu i trajneri i Real Madridit ishte idhulli i tij i parë në fëmijëri.

Kjo gjë që bëri që Zidane të deklarojë se Mbappe është lojtari që fëmijët e shohin tani dhe është shembulli i tyre.

Lexo po ashtu Mbappe: Zidane idhulli im në fëmijëri

“Tani ai është shembulli i fëmijëve”, ka thënë fillimisht Zidane për Mbappe.

“Ne jemi shembuj për ata që luajnë futboll”.

“Unë kam qenë një shembull sepse disa njerëz më pëlqyen mënyrën sesi luaja”, përfundoi francezi.

Thashethemet vazhdojnë të tundojnë rreth një transferimi të Mbappes në Santiago Bernabeu dhe komente të tilla si kjo vetëm shtojnë më shumë zërat. /Telegrafi/

Exit mobile version