Site icon Telegrafi

“Mbappe dhe PSG, marrëdhëniet janë përmirësuar” – thotë ish lojtari i parisienëve Jerome Rothen

Kohët e fundit, të gjitha lajmet në lidhje me Kylian Mbappe dhe Paris Saint-Germainit kanë qenë në lidhje me afatin e verës, ku flitej se a do t’i bashkohet apo jo Real Madridit.

Mbappe është nën kontratë me PSG deri më 30 qershor dhe ka qenë në gjendje të negociojë me klube jashtë Francës që nga 1 janari.

Ish-anësori i PSG-së, Jerome Rothen, ka thënë se njerëzit nuk duhet të përjashtojnë mundësinë e rinovimit të 23-vjeçarit me klubin parisien.

“Sipas informacioneve të mia, marrëdhëniet janë përmirësuar mes Kylian Mbappe dhe PSG ”.

“Kishte 99 për qind mundësi që ai të largohej. Megjithatë, sot gjërat janë ngrohur aq shumë sa kemi arritur një shans prej 65 për qind”.

“Më është thënë gjithashtu se kjo mund të ndryshojë në çdo kohë”, ka thënë Rothen për radion RMC.

Rothen gjithashtu mendon se nëse PSG e eliminon Real Madridin në Ligën e Kampionëve atëherë kjo mund të luajë një faktor në procesin e vendimmarrjes së francezit. /Telegrafi/

Exit mobile version