PSG ka shënuar fitore ndaj Club Brugge në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve me rezultat 4-1.
Ndeshja nisi shumë mirë për parisienët që shënuan që në startin e saj.
Kylian Mbappe që gjeti rrjetën në minutën e 2-të, pas një topi të kthyer nga portieri.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1468276193816244224
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë personal në minutën e 7-të të takimit.
Francezi mori një pasim nga Angel di Maria për ta kthyer në gol për 2-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1468282143700779011
Nuk vonoi shumë dhe listës së realizatorëve iu shtuan edhe Lionel Messi.
Argjentinasi gjeti rrjetën në minutën e 38-të me një goditje të bukur nga distanca për 3-0.
https://twitter.com/jdjdiidk/status/1468285437533999106
Ky ishte goli i katërt i Lionel Messit në Ligën e Kampionëve me fanellën e PSG-së.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 3-0 në të mirë të PSG-së.
Club Brugge u mundua ta hapte ndeshjen në pjesën e dytë kur shënoi në minutën e 68-të.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1468297506396254210
Mats Rits ishte ai që gjeti rrjetën për 3-1.
Por në minutën e 75-të, PSG fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Messi për 4-1.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1468299254393413634
PSG me 11 pikë e ka mbyllur fazën e grupeve në vendin e dytë, duke kaluar tutje një xhiro më parë, ndërsa pozita e parë ishte e rezervuar për Man Cityn. /Telegrafi/