Telegrafi

Mbappe dëshpëron tifozin e Realit, refuzon të nënshkruajë në fanellën e Los Blancos

Monaco ka zgjedhur qytezën piktoreske zvicerane për përgatitje para fillimit të zezonës së re të ligës elitare franceze.

Kjo ju ka dhënë mundësi shumë tifozëve për t’i parë yjet e kampionit francez në veçanti shumë të përfolurin Kylian Mbappen.

E një prej fansave që kishte të veshur fanellën e Real Madridit, i kishte kërkuar francezit t’ia nënshkruaj fanellën, të cilën gjë refuzoi ta bëjë sulmuesi, transmeton Telegrafi.

Tash e sa kohë mediat raportojnë për një transferim të 18-vjeçarit te kampioni spanjoll dhe i Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë se dje për të përditshmen spanjolle “AS”, futbollisti tha se “Nuk e di nëse do të luaj në Monaco” duke përforcuar thashethemet se do të largohet prej skuadrës franceze.