Telegrafi

Mbappe dëshiron të marrë fanellën me numër 5 te Real Madridi për një arsye personale

Kylian Mbappe thuhet se është i interesuar të marrë fanellën me numër 5 në Real Madrid – pasi ky është numri i veshur nga idhulli i tij, Zinedine Zidane.

Real Madridi bëri një ofertë prej 160 milionë eurosh për superyllin e Paris Saint-Germain Mbappe të martën në mbrëmje, por oferta e tyre u refuzua.

Megjithatë, të enjten gjithçka u përmirësua dhe PSG thuhet se vendosi ta pranojë ofertën e Realit prej 170 milionë euro plus 10 milionë euro tjera bonuse.

Lexo po ashtu Marca: PSG pranon ofertën e Realit për Kylian Mbappe, transferimi i pashmangshëm

Sipas gazetës AS, ëndrra e 22-vjeçarit është të luajë për Los Blancos dhe ai madje është i gatshëm të marrë një numër të çuditshëm në fanellë.

Idhulli i reprezentuesit francez është bashkëkombësi i tij Zinedine Zidane dhe ai nuk është kundër dhënies së numrit 5, të cilin ‘Zizou’ e mbante në Bernabeu.

 

Numri 5 te Real Madridi është aktualisht i lirë pas transferimit të Raphael Varanes këtë verë në Manchester United.

Mbappe aktualisht mban numrin shtatë te Paris Saint-Germain dhe kjo fanellë është e zënë nga Eden Hazard.

Lexo po ashtu Mbappe të premten udhëton drejt Madridit për t’u bërë superylli i ri i Realit

Ai mban numrin 10 për kombëtaren e Francës, por në nivel klubi te Reali ky numër mbrahet nga legjenda Luka Modric.

Ndryshe, gjatë ditës pritet që Mbappe të udhëtoj drejt Madridit për teste mjekësore para konfirmimit si lojtar i ri i Los Blancos. /Telegrafi/