Site icon Telegrafi

Mbappe dëshiron qëndrimin në klub edhe pas përleshjes me Raggin

Kylian Mbappe dëshiron të qëndrojë te Monaco edhe përkundër interesimit të PSG-së.

Lojtari në ditët e fundit ka qenë shumë i përfolur pasi kishte edhe një zënkë me shokun e skuadrës Andrea Raggin.

Lojtari ka qenë i shumëkërkuar nga Paris Saint-Germain, shkruan Yahoo Sports.

Monaco janë të gatshëm ta pranojnë ofertën prej 180 milionë euro, por klubi ka stopuar pasi e ka dëgjuar kërkesën e lojtarit për qëndrim.

Edhe Manchester City ka interesim për lojtarin dhe oferta e tyre ka arritur te Monaco.

Mbappe nuk dëshiron të bëjë hap tjetër që do t’i rrezikonte mospjesëmarrjen në Kupën e Botës. /Telegrafi/

Exit mobile version