Telegrafi

Mbappe: Buffon e meriton “Topin e Artë”

Kylian Mbappe ka thënë se Gianluigi Buffon e meriton Topin e Artë.

Sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe ka thënë se portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon meriton të shpallet portjeri më i mirë në botë, sepse ai është një ndër lojtarët që ka një histori të jashtëzakonshme . Por, francezi beson se fituesi i Topit të Artë do të vendoset nga finalja e Champions Leagues mes Juventusit dhe Real Madridit, fituesi i finales shpallet edhe fituesi i topit të artë.

“Për të gjithë punën e tij, Buffon e meriton Topin e Artë, por unë mendoj se kjo do të vendoset se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve”, tha Mbappe për Eurosport.

“Nëse Real Madrid fiton, mendoj se fitues do të jetë Cristiano Ronaldo, por në anën tjetër mendoj se do të ishte mirë për Buffonin që ta fitonte Topin e Artë”.

Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit do të zhvillohet më 3 qershor në Cardiff të Uellsit. /Telegarfi/