Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e arrestit në burg deri në dalje të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen mendore të 35-vjeçarit Jetnor Zhaboli, i arrestuar pasi mbante mbyllur në banesë familjarët e tij në një apartament në Tiranë.
Seanca për caktimin e masës së sigurisë do të mbahet të hënën në orën 09:30 në Gjykatën Penale të Tiranës.
35-vjecari ndalonte komunikimin me persona të tjerë, bashkëshortes, fëmijëve dhe nënës si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme.
Sipas policisë, i riu kishte instaluar kamera në të gjithë hapësirën e shtëpisë dhe i përgjonte gjithë kohës./abcnews.al/