Telegrafi

Mbani në formë venat me gjimnastikë

1. Hapi përpara forcon muskulaturën e pulpës së këmbës. Nga pozicioni drejt, bëni një hap përpara me këmbën e djathtë. Më pas përthyeni lehtë gjurin dhe shtyni thembrën e majtë në drejtim të dyshemesë. Përsëriteni ushtrimin edhe me këmbën tjetër. Pesë herë për çdo këmbë.

2. Rrotullimi i thembrës forcon shputën e këmbës si dhe pulpën e këmbës. Ngrin thembrën e këmbës së djathtë maksimalisht nga dyshemeja, rrotulloni në drejtimin për jashtë dhe më pas uleni atë. Kryejeni këtë lëvizje më pas në drejtimin e kundërt. përsëriteni ushtrimin pesë herë, e më pas e ka radhën këmba tjetër.

3. Shtrirja e kofshës stimulon qarkullimin e gjakut në këmbë. Qëndroni me një këmbë, mbani drejtpeshimin e trupit duke u mbështetur në mur. Tani kapni me dorën e djathtë këmbën e djathtë (si në foton ilustruese) dhe tërhiqni këmbën pas lart. Gjithsej pesë herë. Së fundi, përsëriteni ushtrimin me këmbën tjetër.

4. Shtrini pjesën e poshtme të këmbës: mbani ekuilibrin e trupit duke u mbështetur në një karrige apo kolltuk me dorën e majtë. Ngrini këmbën e djathtë mbi krevat ose tek mbështetësja e krevatit. Këmba qëndron e tensionuar, për disa sekonda dhe pastaj uleni poshtë. Përsëriteni ushtrimin tre herë. Pastaj me këmbën tjetër.

/Telegrafi/