Telegrafi

Mbanë në shtëpi shumëkëmbëshin helmues, e lejon edhe t’i ecë nëpër trup (Video)

Neil Chen Lee nga Tajvani, mbanë në shtëpi një gjallesë të pazakontë, megjithëse është e rrezikshme dhe helmuese.

Madje, 26-vjeçari e lejon shumëkëmbëshin e tij peruan, që t’i lëvizë edhe nëpër trup, duke i lënë hapësirë ta kafshojë, gjë që mund të ishte shumë e dhimbshme, transmeton Telegrafi.

Derisa ky insekt rritet zakonisht deri në 30 centimetra, kushtet e favorshme dhe ushqimi i bollshëm, kanë bërë që shumëkëmbëshi i Lee të rritet deri në 40 centimetra.

Kafshimi nga ky shumëkëmbësh mund të mbytë menjëherë një kafshë tjetër. Njeriut i shkakton dhimbje të konsiderueshme, dhimbje dhe marramendje.

Vetëm se Lee thotë që ai nuk ka pësuar ndonjë kafshim, pasi gjallesa që mbanë në shtëpi është shumë e butë dhe e sjellshme. /Telegrafi/