Telegrafi

Mban shpuesen elektrike një minutë në ashtin temporal

Në Fushan, të provincës kineze Guangdong është mbajtur gara në artin e mjeshtërive luftarake.

Mësuesi i Kung Fu-së, Hu Qiong, ka kënaqur publikun duke mbajtur shpuesen e ndezur në ashtin temporal për një minutë rresht dhe ka kaluar pa lëndime.

Ai ka shpuar ashtin temporal dhe barkun për një minutë kohë secilin dhe nuk ka pësuar asnjë lloj lëndimi. Më pas e ka kapur me duar të thata sharrën elektrike.

Për të dëshmuar rregullsinë e aparateve të rrezikshme, ai ka shpuar vrima në metal, dru dhe plastikë.

Hu, të cilin kolegët e kanë emëruar “trupi i pathyeshëm”, ka filluar të mësojë mjeshtërinë e tij që nga mosha tetëvjeçare në një tempull Shaolin.