Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u paraqit për një minutë në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk tha asnjë fjalë në lidhje me zgjedhjet.
Indeksi industrial i Bursës së New Yorkut, Dow Jones, kërceu sot me më shumë se 500 pikë, duke tejkaluar kufirin e 30 mijë pikëve për herë të parë, për të cilën foli republikani.
“Ata janë numra të shenjtë. Askush nuk mendoi se do t’i shihte ndonjëherë ata numra”, tha shkurt Trump, raporton cnn.
Presidenti i SHBA-së nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe e vetmja gjë që e komentoi ishte vaksina kundër coronavirusit.
“Unë jam shumë i ngazëllyer për atë që po ndodh në fushën e zhvillimit të vaksinave kundër COVID-19. Absolutisht është e mahnitshme”, pohoi Trump. /Telegrafi/
After pardoning a turkey, Trump ignores a question about if he'll pardon himself pic.twitter.com/FAeZ6yRsyR
— Aaron Rupar (@atrupar) November 24, 2020