Site icon Telegrafi

Mbajti peng gjashtë italianë se i dëmtuan orenditë e shtëpisë në Sarandë, arrestohet 59-vjeçari nga Kosova

Gjashtë pushues italiane janë mbajtur rreth një orë peng në një banesë në Sarandë pasi i kishin dëmtuar të zotit të shtëpisë orenditë shtëpiake.

59-vjeçari i cili u arrestua nga policia, duket në videon e filmuar nga 4 të rinjtë italianë të cilët i thonë disa herë të hapë derën pasi do vijë policia.

“Hape derën tani, policia po vjen! Kjo që po bëni është e paligjshme! Hape derën tani”, thonë italianët në gjuhën angleze.

Gjashtë të rinjtë kishin marrë apartamentin e 59-vjeçarit nga Kosova me qira për të kaluar disa ditë pushimi në bregdetin e Sarandës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. /Telegrafi/

Exit mobile version