Mbajtësi më i madh në botë i Dogecoin, i cili zotëron 28% të kriptovalutës, tani vlen të paktën 2.1 miliardë dollarë.
Rritja e fundit e investimeve ka bërë që kriptovaluta të rritet deri në një vlerësim prej 10 miliardë dollarësh, që do të thotë se tani ka më shumë vlerë sesa kompanitë e mëdha amerikane si Wendy’s, Shake Shack dhe madje Harley-Davidson.
Tani, të dhënat tregojnë se një investitor i vetëm dogecoin ose njësi ekonomike zotëron pothuajse një të tretën e të gjithë kriptomonedhës në qarkullim, transmeton Telegrafi.
Në fillim të këtij muaji, vlera e Dogecoin u rrit me 75% vetëm pak minuta pasi Musk njoftoi se ai kishte blerë disa për fëmijën e tij.
If major Dogecoin holders sell most of their coins, it will get my full support. Too much concentration is the only real issue imo.
— Elon Musk (@elonmusk) February 14, 2021
Musk, i cili është bërë disi një ndikues i madh i rritjes së kësaj kriptovalute zbuloi se ai shpreson shumë që Dogecoin do të rritet shumë.
Kur u pyet nëse ai ‘e sheh ligjërisht potencialin e Dogecoin si monedhën kryesore të internetit,’ Musk tha: ‘Absolutisht’. /Telegrafi/