Filmi horror “Don’t Breathe” shkaktoi një konfuzion të madh kur u shfaq në vitin 2016, ndërsa pesë vjet më vonë vjen vazhdimi e tij – tani është publikuar paraqitja e shkurtër për pjesën e dytë të shumëpritur.
Historia e një njeriu të verbër që godet me të gjitha forcat ndaj hajdutëve të paaftë që hyjnë në shtëpinë e tij, por gjithashtu zbulon anët e tij të errëta, tani vazhdon.
I fshehur për vite në një shtëpi të izoluar, i verbëri (i luajtur nga Stephen Lang) përsëri përballet me ndërhyrje në shtëpinë e tij.
Mirëpo, tani ai është në rrezik shtesë – pasi vajza me të cilën po rri do të mësojë për të kaluarën e tij.
Regjisori i filmit të ri është Rodo Sayages, i cili gjithashtu realizoi edhe filmin e parë. Premiera është planifikuar për në 12 gusht të këtij viti. /Telegrafi/
https://youtu.be/dqB7uR9ev6s