Telegrafi

Mbajeni aromën e verës në lëkurë

Në gjashtë vitet e fundit është bërë praktikë lansimi i versioneve verore të parfumeve klasike, si Davidoff Cool Water, Eternity Summer e Calvin Klein, Herrera 212 apo Classique dhe Le Male të Jean Paul Gaultier etj.

Dallimi kryesor në mes të origjinalit dhe versionit veror, qëndron në kompozimet më të lehta që përdoren gjatë verës.

Ndërsa, përpos parfumit, nuk duhet lënë anash edhe produktet speciale për kujdes gjatë verës të brendeve të njohura që po ashtu e bëjnë lëkurën tuaj që të ketë aromë të këndshme, varësisht nga preferenca juaj. /Telegrafi/