Site icon Telegrafi

Mbahet ushtrimi fushor për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe partneri implementues, Kryqi i Kuq i Kosovës, do të organizojnë një ushtrim fushor në fshatin Maxhunaj në komunën e Vushtrrisë.

Ushtrimi zhvillohet në kuadër të projektit ‘Ndërtimi i Besimit përmes Reduktimit të Rrezikut nga Fatkeqësitë dhe Përfshirjes Gjinore’, qëllimi i të cilit është përshpejtimi i procesit të ndërtimit të kapaciteteve të autoriteteve përgjegjëse lokale dhe qendrore për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë.

Ky ushtrim fushor ka për qëllim parandalimin, përgatitjen dhe reagimin ndaj fatkeqësive në një mënyrë që u shërben nevojave të ndryshme gjinore dhe njëkohësisht për të ndërtuar besimin brenda komunitetit ku po zhvillohet ushtrimi.

Në ngjarje do të marrin pjesë pjesëtarë të AME-së/zjarrfikësve, zyrtarë përgjegjës për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë nga Komuna e Vushtrrisë, Kryqit të Kuq të Kosovës, dega në Vushtrri, pjesëtarë nga Policia e Kosovës, shërbimet shëndetësore, institucionet arsimore, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe komuniteteve lokale.

Exit mobile version