Telegrafi

Mbahet turneu i parë “Xheki’s Cup”, ku morën pjesë tetë klube nga rajoni i Mitrovicës

Turneu “Xheki’s Cup” u mbajt për nder të djaloshit Xhevat Jusufi (Xheki), i cili ishte pjese e Sh.F. Lushta, ndërsa humbi jetën aksidentalisht vitin e kaluar.

Nga ky turne fitues dolën Elklasiko nga Vushtrria, ndërsa shokët e Xhekit me klubin Lushta nga Mitrovica dolën të dytët. Në fund të turneut u ndanë mirënjohje për më të mirët e turneut.

Turneu pritet të jetë tradicional dhe synohet që në vitet tjera të bëhet turne ndërkombëtar.

Ndryshe, Xhevat Jusufi (Xheki) hapat e parë i ka filluar te Trepça ‘89, ku më pas vazhdoi për në klubin futbollistik, Lushta”.

Pas një muaj qëndrimi në këtë klub, trajneri e vërejti talentin e tij, ndërsa Xheki menjëherë filloi turnetë jashtë vendit me këtë klub të futbollit, ku edhe e kishte barrën kryesore.

Në moshën nëntëvjeçare mori pjesë në një lojë futbollistike në Kroaci, ku e zunë vendin e parë me ekipin Lushta.

Në vitin 2017 mori pjesë në një turne të organizuar në Gjermani, kundër skuadrave të famshme gjermane: Borussia Dortmund, Schalke, Bochum dhe shumë ekipe tjera nga Anglia, Holanda dhe Sllovakia.

Në një intervistë që Xheki kishte dhënë për një gazetë të huaj, kur u pyet se cila është dashuria e tij në jetë, ai tha: “Dashuria ime është futbolli dhe pasioni im është futbolli”. /Telegrafi/