Site icon Telegrafi

Mbahet turneu në tenis ‘Peja Open 2023’, fitues dalin Panagiotidou dhe Davidov

Turneu ‘Peja Open’ ishte vendtakim i 68 tenistëve nga 21 shtete ku fitues dolën Alexandra Panagiotidou nga Greqia dhe amerikani Teodor Davidov dolën fitues të turneut.

Për pesë ditë në Brestovik të Pejës kishte lojë të tenisit, duele të forta dhe kënaqësi për tifozët e këtij sporti.

Në meçet finale, në atë të femrave Alexandra Panagiotidou mposhti tenisten nga Shqipëria, Gresi Bajri, me 2-0  në sete (6/2 ; 6/0).

Derisa te meshkujt, 13-vjeçari Teodor Davidov ishte më i mirë se greku Stefanos Pournaporopolous ndaj të cilit triumfoi me rezultat 2-1 në sete (4/6 ; 6/4 ; 7/6).

Në turneun ITF J30 ‘Peja Open 2023’ morën pjesë 68 tenistë dhe teniste nga 21 shtete evropiane dhe botërore.

Nga e hëna po në Brestovik të Pejës nis turneu ITF J30 Kosova Open 2023. /Telegrafi/

Exit mobile version