Telegrafi

Mbahet tryezë për pakon ligjore kundër korrupsionit

Sot do të mbahet tryeza në të cilën do të diskutohet për pakon ligjore kundër korrupsionit, si dhe për punën e institucioneve të drejtësisë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të ftuar: Albulena Haxhiu – kryetare e Komisionit për Legjislacion, anëtare e GOPAC, Armend Zemaj – kryesues i GOPAC për Kosovë, Abelard Tahiri – ministër i Drejtësisë, Besim Kelmendi – përfaqësues nga Zyra e Kryeprokurorit, Aferdita Bytyqi – kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shaip Havolli – drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Kjo tryezë organizohet nga deputetë/anëtarë të GOPAC për Kosovë.