Site icon Telegrafi

Mbahet tryeza me temë “Si të parandalohet dhe luftohet kriminalizimi i politikës në Kosovë”

Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezën me temë “Si të parandalohet dhe luftohet kriminalizimi i politikës në Kosovë: Zgjidhja përmes rregullimit ligjor apo kodit të etikës?”.

Tryeza mbahet në ora 10:00.

IKD gjatë kësaj tryeze do të publikojë raportin mbi zbatueshmërinë e Procedurave Standarde të Veprimit, në kuadër të organizimit të zgjedhjeve në Kosovë me titull “Dekriminalizimi  politikës në Kosovë”.

Në tryezë do të marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha partive politike parlamentare, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, institucioneve të drejtësisë, shoqërisë civile etj. /Telegrafi/

Exit mobile version