Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në kuadër të grupit punues për bashkëpunimin e Komitetit Evropian të Rajoneve me Ballkanit Perëndimor, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Komitetin Evropian të Rajoneve, duke përmendur reformat, iniciativat dhe platformat e MAPL-së përmes së cilave agjenda evropiane është më lehtë e përmbushur nga Komunat dhe ndihmon rrugëtimin e Republikës së Kosovës në anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.
Po ashtu, Ministri Krasniqi, në fjalën e tij, ka përmendur digjitalizimin, agjendën e gjelbër dhe programet e bashkëpunimit ndërkufitar të financuara nga fondet IPA si mundësi për thellimin e bashkëpunimit në mes të Komunave dhe Komitetit Evropian të Rajoneve.
Grupi Punues i Komitetit Evropian të Rajoneve përbëhet nga përfaqësues të rajoneve nga të gjitha vendet e BE-së dhe organizon dy konferenca në vit, një në Bruksel në kuadër të ngjarjes vjetore të Ditës së Zgjerimit dhe një në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/