Site icon Telegrafi

Mbahet seancë për rastin “Arka”, Mijallkov shoqërohet në Gjykatën Penale

Sot në Gjykatën Penale do të vazhdojë gjykimi për lëndën e PSP-së “Arka”, në të cilën i akuzuar është ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov.

Mijallkov i cili ndodhet në paraburgim në Shkup, nën shoqërimin e policisë është sjellur në gjykatë, ndërsa kjo do të jetë hera e parë që paraqitet në opinion pas arrestimit më 20 nëntor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për paraburgimin e Mijallkovit avokatët kanë dorëzuar ankesë, ndërkaq Gjykata e Apelit pritet që javën e ardhshme të mbajë seancë publike.

Ndryshe, në rastin “Arka” Mijallkov akuzohet për blerjen e paligjshme të pajisjeve për ndjekje të komunikimeve për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim./Telegrafi/

Exit mobile version