Telegrafi

Mbahet seanca gjyqësore për sulmin kundër Kuvendit të Kosovës

 

Sot në objektin e Departamentit për Krime të Rënda mbahet seanca ndaj të dyshuarve për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, që ka ndodhur më 4 gusht 2016.

Rreth aktakuzës do të deklarohen katër aktivistë të Vetëvendosjes: Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi.

Në mesin e  të akuzuarëve ishte edhe Astrit Dehari, i cili ka humbur jetën më 4 nëntor 2016, në burgun e Prizrenit, gjatë kohës që mbahej në paraburgim.

Akuza ndaj katër të dyshuarve është ngritur më 29 dhjetor 2016.