Site icon Telegrafi

Mbahet seanca gjyqësore e Alma Lamës kundër Gold Ag

Alma Lama është thirrur në gjykatë për rastin me Arian Agushin.

Deputetja kishte akuzuar reperin e njohur pas publikimit të këngës “Shqiptari 2”, ku ajo pretendon se është fyer, transmeton Telegrafi.

Lama përmes një statusi në “Facebook”,ka bërë të ditur se në seancën e sotme ka kërkuar që të bëhet ndalimi i këngës dhe bllokimi i llogarive bankare të reperit.

“Pas seances gjyqësore kundër Arjan Agushit, për ofendimin që më ka bërë në këngën “Shqiptari 2” ku se bashku me avokaten time Merita Stublla, kërkuam masën e sigurisë për ndalimin e këngës si dhe bllokimin e llogarive bankare.
Pres nga Gjykata të vendosë drejt sepse përveç të tjerash do të vendosë standartin e mos abuzimit me lirinë e shprehjes.Pa ndëshkim nuk marrin vesh ata që abuzojnë me këtë liri”, ka shkruar Alma Lama.

Exit mobile version