Sot do të mbajë seancën e radhës Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë. Do të shqyrtohet nisma për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë së Nenit 175 të Ligjit për komunikime elektronike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Neni kontestues për operatorët e telekomunikacionit i obligon të njëjtit që ”të sigurojnë të gjitha kushtet e duhura teknike për të mundësuar përgjimin në rrjetet e tyre”.
Kjo nismë është dorëzuar në vitin 2015 kur LSDM-ja filloi me publikimin e përgjimeve.
Gjykata do të diskutojë edhe për Vendimin për shpërndarjen e Kuvendit në vitin 2016, si edhe Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Do të shqyrtohet edhe Marrëveshja kolektive e Ministrisë së Punëve të Brendshme./Telegrafi/