Site icon Telegrafi

Mbahet seanca e parë e Komisionit Hetimor për skandalin në Onkologji, do të ftohen dy ish-ministrat e Shëndetësisë

“Nuk do të lejoj që ky Komisioni Hetues të shndërrohet në organ paragjykues, ne do të kërkojmë përgjegjësi politike për skandalin në Onkologji. Ne e dimë se ajo është tragjedi. Besoj se ky do të jetë komisioni i parë hetimor që do ta kryejë detyrën që është përcaktuar dhe do të paraqesë zgjidhje”, tha deputetja e OBRM-PDUKM, Rashela Mizrahi pas mbarimit të seancës së parë të Komisionit Hetimor Parlamentar të formuar për klinikën e Onkologjisë.

Në pyetjen e gazetarëve, ajo tha se Komisioni Hetues do të punoj çdo ditë, nëse kjo është e nevojshme.

Mizrahi në konferencë në pyetjen se çka pret nga Komisioni Hetues tha se “pret konkluzion për të vërtetën, nëse ka ose nuk ka përgjegjës, dhe nëse ka kush është. Më e rëndësishme është që kemi konkluzion e cila do të çoj në zgjidhje sistematike për të parandaluar skandale dhe tragjedi të tilla në të ardhmen”.

Në ndërkohë ajo do t’i thërras dhe ministrat e mëparshëm për shëndetësi Bekim Sali dhe Venko Filipçe për shkak se mendon se anëtarët e komisionit duhet të informohen jo vetëm nga konstatimet e ministrit aktual por edhe nga ato paraardhës./Telegrafi/

Exit mobile version