Parlamenti i Maqedonisë sot do të mbaj mbledhjen e 92-të me radhë, ku në rend dite janë ndryshimet dhe shtimet e ligjeve për siguri në komunikacion rrugor, për ruajtje dhe shpëtim, për rogën minimale në Maqedoni, për partitë politike, për përparimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive etnike të cilat janë më pak se 20% e popullatës së Maqedonisë, njofton Telegrafi.
Të gjitha këto ndryshime dhe shtime do të bëhen me procedurë të leximit të parë. Parlamentarët do t’i shqyrtojnë edhe Ligjin për Qverinë, shtimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, që të dy në lexim të parë, si edhe Informacionin për gjendje të përgjithshme në arsim dhe efektet e testimit ekstern në arsimin fillor dhe të mesëm. Në rend dite janë edhe disa kërkesa për interpretim autentik të neneve të ligjeve./Telegrafi/