Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Prishtinë, respektivisht Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS) të BE-së, kanë mbajtur punëtorinë, ku është prezantuar Pyetësori mbi Vlerësimin e BE-së mbi Kërcënimet Hibride.
Në cilësinë e nikoqirit të këtij takimi të rëndësishëm, zëvendësministri Anton Berisha, vlerësoi lart këtë vizitë dhe theksoi se gatishmëria e Republikës së Kosovës për realizimin kësaj punëtorie është shembull i bashkëpunimit me institucionet kompetente të BE-së.
Ai u zotua se MPJ, si autoritet kontakti i këtij projekti strategjik në koordinim me institucionet kompetente të vendit, do të jetë në nivel të përgjegjësive për të adresuar dhe finalizuar kërkesat e dala nga kjo punëtori.
Aktiviteti i përbashkët është mbajtur duke iu referuar kërkesës zyrtare të zëvendëskryeministrit të Parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli, drejtuar Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, përcjell Telegrafi.