Site icon Telegrafi

Mbahet protesta e dytë kundër shembjes së Teatrit

Ditën e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvillojë protestën e dytën pas shembjes së godinës.

Pas një dite “pauzë”, kjo në respekt të besimtarëve mysliman pasi e marta përkonte me Natën e Kadrit, Aleanca do të zbresë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Ministrisë së Brendshme.

Krah tyre, ashtu si kurse edhe në protestën e kaluar, do të jetë edhe opozita, me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Protesta e kaluar u mbajt në orën 16:30 dhe zgjati për mbi dy orë, ku nuk munguan disa incidente të vogla, por që në tërësinë e saj u karakterizua me qetësi. /TCH/

Exit mobile version