Site icon Telegrafi

Mbahet për shkëmbi vetëm me këmbë, por jo të gjithë po i besojnë (Foto)

Ky është momenti dramatik, kur një alpinist i shkathtë ka qëndruar në cepin e një shkëmbi në Brazil, duke u mbajtur vetëm me këmbë.

Luiz Fernando Candeira shihet në fotografi teksa ri në këtë pozitë të rrezikshme, ndërsa nuk ka asnjë pajisje për mbrojtje, transmeton Telegrafi.

Polici 27-vjeçar nga Rio de Janiero , i ka kërkuar një miku të tij që të mbajë litarin, derisa ai është lëshuar nga cepi i shkëmbit që ndodhet në afro 100 metra lartësi.

Por, pasi janë publikuar fotografitë, shumë njerëz nuk i kanë besuar. Në këto pamje po besohet se është ndërhyrë me efekte kompjuterike, që të hiqen litarët dhe ai të duket sikur vërtetë po rri vetëm me këmbë.

Mënyra si i ka mbajtur grushtet, po merret si bazë që ai ishte duke u mbajtur për litar. /Telegrafi/

Exit mobile version