Site icon Telegrafi

Mbahet parada më e madhe e bikineve në botë

Përveç se është vendosur rekordi i ri botërorë, kryetari i këtij qyteti Oscar Goodman ka thënë se parada shënon edhe fillimin e verës së llojit të vet në këtë qytet të njohur në shtetin federal amerikan të Nevadas.

Ndryshe, autoritetet e qytetit kohëve të fundit janë në hall për shkak të zvogëlimit të turistëve, prandaj në çdo mënyrë po mundohen të shpikin gjëra të reja.

Sipas të dhënave të drejtorisë së shtetit të Nevadas, numri i vizitorëve në tre muajt e parë të këtij viti në krahasim me atë paraprak është 10 për qind më i vogël, derisa kazinotë kanë afarizëm 17 për qind më të ulët.

Exit mobile version