Site icon Telegrafi

Mbahet panairi i parë i shkurorëzimeve

Organizatorët e panairit “Nisjani nga fillimi” pohojnë se qëllim i këtij manifestimi është tu ndihmojnë njerëzve që të këndellen pas shkurorëzimeve.

Panairi është mbajtur të dielën në një hotel në qytetin Brighton. Organizatorja Suzie Miller thotë se ai ka për qëllim që pjesëmarrësve t’u tërheqë vëmendjen në aspekte pozitive të jetës, si dhe tu ofrohet ndihma atyre që janë ndarë rishtazi.

Pjesëmarrësit e kanë pasur rastin të flasin me avokatë, astrologë, këshilltarë financiar dhe këshilltarë për përmirësimin e mënyrës së jetesës. Në ofertë kanë qenë edhe lojërat e fëmijëve si dhe çajet e biskotat.

Organizatorët thonë se paraprakisht janë shitur 300 bileta, me çmim prej pesë funtesh.

Britania ka njërën prej shkallëve më të larta të shkurorëzimeve në Evropë. Sipas të dhënave nga viti 2001, në çdo 1.000 njerëz ka 2.6 shkurorëzime, derisa mesatarja evropiane është 1.8 shkurorëzime.

Exit mobile version