Në kuadër të projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës” sot në sheshin “Isa Boletini” në jug të Mitrovicës mbahet panairi ‘’Gratë në biznes – Mitrovica, 2016″.
Projekti ’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”, është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes programit regjional të BE-së dhe është bashkëfinancuar nga Komuna e Mitrovicës së Jugut dhe Fondacioni MOTT.
Ky projekt implementohet nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D&G Solutions.
Qëllimi kryesor i panairit është që të prezantohen prodhimet dhe shërbimet e 33 grave përfituese të cilat kanë fituar grante, dhe të 17 grave pjesëmarrëse të projektit ’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”. /Telegrafi/