Telegrafi

Mbahet “Ora e Lirisë” kushtuar luftës çlirimtare të UÇK-së

Sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë në ora 12:00 mbahet “Ora e Lirisë” për të nderuar luftën çlirimtare të UÇK-së dhe dëshmorëve të rënë për liri.

Punimet e tyre do t’i lexojnë rreth 40 poetë nga vise të ndryshme të trojeve shqiptare, kurse poezia më e mirë e vlerësuar nga juria letrare do të nderohet me çmimin letrar “Adem Demaçi”.

Në këtë akademi do të marrin pjesë anëtarë të LSHK-së dhe poetë që kanë marrë pjesë në konkursin letrar të LSHK-së.