Site icon Telegrafi

Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjes, në katedralen “Shën Pali” në Tiranë

Besimtarët e katolik po festojnë lindjen e Krishtit. Në katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, besimtarët katolikë janë mbledhur për meshën e shenjtë të mesnatës e cila nisi në orën 23:00 dhe vijon deri pas mesnate.

Imzot Gjergj Dodaj dha mesazhet e tij përpara besimtarëve.

“Mesazhi i Krishtlindjes bën të dallojmë errësirën nga drita”, tha ai më tej.

Besimtarët e krishterë në të gjithë vendin po kremtojnë Krishtlindjen.

Ndërsa nesër mbahet mesha e Krishtlindjeve në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.

Krishtlindja është festa e dytë më e rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, pas Pashkës. Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga Virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë.

Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes. /Telegrafi/

 

Exit mobile version