Site icon Telegrafi

Mbahet mbledhje e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës, reagon Retkoceri

Sot, më datë 18 shtator, është mbajtur mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Për këtë reagoi shefi i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri në një njoftim, duke thënë se seanca e sotme  ishte e zakonshme.

“Seanca e jashtëzakonshme për Buxhetin e Prishtinës për vitin 2025 doli të jetë e zakonshme, si çdoherë, me shkelje procedurale e ligjore nga propozuesi Përparim Rama”, ka shkruar ai.

Tutje ai i ka paraqitur kërkesat që i ka grupi i PDK-së.

“Grupi i PDK-së kërkoi që hartimi i buxhetit të procedohet ashtu siç e kërkon ligji: Të mbahen dëgjime të Kuvendit me qytetarët e Prishtinës, Të bëhet dërgimi i projekteve për secilin kod buxhetor, Të ketë transparencë dhe llogaridhënie për secilin projekt para qytetarëve, Të votohet Buxheti 2025 në seancë të rregullt”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version