Telegrafi

Mbahet mbledhja konstitutive e Bordit të RTK-së, Besnik Boletini zgjidhet kryetar

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës mbajti të enjten mbledhjen e parë konstitutive, në të cilën kanë marrë pjesë dhjetë anëtarë.

Në komunikatë thuhet se në këtë mbledhje përmes votimit të fshehtë, bordi ka zgjedhur kryetarin dhe nënkryetaren.

Me shtatë vota për, kryetar i bordit është zgjedhur Besnik Boletini. Gjithashtu, me shtatë vota për Arta Berisha është zgjedhur nënkryetare.

Në këtë mbledhje bordi ka diskutuar lidhur me gjendjen aktuale të RTK-së.

Me propozimin e kryetarit, bordi ka adresuar një kërkesë te menaxhmeti i RTK-së për të marrë të dhëna të detajuara mbi gjendjen e RTK-së në aspekte të veçanta në një afat të caktuar.

Të dhënat sipas kontratës, për secilin punëtor sipas njësive;

Kontratat për shërbime dhe ato mbi vepër për të gjithë punëtorët. Kohën kur ato kanë filluar dhe kur përfundojnë;

Kontratat që RTK i ka aktualisht me produksionet e jashtme dhe mënyrën e pagesës;

Listën e borxheve që i ka RTK-ja ndaj secilit subjekt;

Raportin financiar të marketingut, ku përfshihen të gjitha kontratat e marketingut që aktualisht i ka RTK-ja. /Telegrafi/