Telegrafi

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes

Po vazhdon të mbahet mbledhja e Kryesisë së lëvizjes Vetëvendosje pas zhvillimeve të fundit në këtë parti ku dha dorëheqje kryetari i këtij subjekti, Yisar Ymeri.

Ndryshe, sot ka dhënë dorëheqje edhe nënkryetari i VV-së, Dardan Sejdiu.

Sejdiu përmes një letre drejtuar anëtarëve të VV-së bëri të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat drejtuese në VV. /Telegrafi/