Telegrafi

Mbahet mbledhja e Kryesisë së AAK-së, diskutohet për zgjedhjet e brendshme dhe ndryshimet statutare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë së në vazhdën e procesit të reformave politike sot është mbajtur mbledhja e kryesisë dhe kryetarëve të degës së AAK-së.

Haradinaj ka thënë se fokus i diskutimit ishin përgatitjet për zgjedhjet e brendshme si dhe ndryshimet statutare, transmeton Telegrafi.

Në shkrimin e bërë në Facebook, Haradinaj ka thënë se Aleanca ka nis procesin e draftimit të Statutit me ndryshimet konform me reformën, përmes të cilës synohet konsolidimi i mëtejmë i partisë si një promtore e politikave të qendrës së djathte në vend./Telegrafi/